Lidhje

Ofrohen 500 milion dollarë për të luftuar Sidën - 2002-06-19


Presidenti Bush pritet të njoftojë një propozim sot që do të ofrojë 500 milion dollarë për të luftuar përhapjen e virusit HIV dhe Sidës në Afrikë dhe Karaibe.

Kjo iniciativë ka si objektiv nënat që mund ta përhapin Hivin, virusin që shkakton Sidën, tek foshnjet e tyre të porsalindura përmes qumshtit të gjirit ose gjatë lindjes.

Rreth 2 mijë foshnje infektohen çdo ditë nga nënat e tyre, por në përgjithësi përhapja mund të ndalohet përmes mjekimit.

Veprimtarët e Sidës thonë se duhen shumë më tepër fonde nga Washingtoni për të luftuar këtë sëmundje vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG