Lidhje

Aksident me pasoja tragjike - 2002-06-21


Shpërthimi i gazit në një minierë qymyrguri në Kinën verilindore shkaktoi vdekjen e 111 minatorëve dhe plagosjen e 24 të tjerëve. 4 minatorë të tjerë ende figurojnë të humbur.

Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njofton se shpërthimi ndodhi dje në qytetin Gjishi të provincës Heilongjang. Autoritetet dhanë urdhër që të gjitha minierat në atë rajon të mbyllen për inspektim, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për minatorët që figurojnë të humbur.

Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 5 mijë minatorë kinezë kanë humbur jetën nga shpërthime, përmbytje dhe aksidente të tjera

XS
SM
MD
LG