Lidhje

Bin Laden kërcënon përsëri - 2002-06-23


Një zëdhënës i rrjetit terrorist al-Qaida tha se Osama bin Ladeni dhe ndihmësit e tij kryesorë janë shëndoshë e mirë dhe gati për të ndërmarrë sulme të reja kundër objektivave amerikane.

Zëdhënësi Suleiman Abu Ghaith e bëri këtë njoftim në një deklaratë të incizuar që u transmetua nga rrjeti televiziv pan-arab Al-Jazeera.

Ai hodhi poshtë njoftimet se udhëheqësi i al-Qaidës ose ishte plagosur rëndë ose ishte vrarë gjatë operacioneve ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan dhe shtoi se së shpejti Osama bin Ladeni të mbajë një fjalim për botën arabe.

Zëdhënësi hodhi gjithashtu poshtë njoftimin se këshilltari kryesor i bin-Ladenit, Ayman al-Zawahiri është plagosur dhe tha se edhe udhëheqësi taleban, Mullah Mohammed Omar është i gjallë.

Ishte njoftuar më parë se Ayman al-Zawahiri, personi numër 2 i Al-Qaidës, ishe plagosur rëndë gjatë sulmeve tëudhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit kundr luftëtarëve të al-Qaidës në një nga bazat terrriste në Afganistanin lindor.

Në Uashington, kryetari i Komisionit të Senatit për çështjet e Zbulimit, tha sot se nuk e habit njoftimi i al-Jazeerës. Senatori Bob Graham i tha rrjetit televiziv FOx se agjentët amerikanë të zbulimit kanë shprehur prej kohësh bindjen se Osam bin-Ladeni u kishte shpëtuar sulmeve të udhëhequra nga amerikanët në rajonin Tora Bora.

XS
SM
MD
LG