Lidhje

Rezistenca ndaj antibiotikëve - 2002-07-02


Krijimi i rezistencës së organizmit ndaj antibiotikëve është një problem tepër serioz për shëndetin. Duket se kjo është edhe arsyeja që në Shtetet e Bashkuara tani vihet re një prirje për mos marrje të antibiotikëve kur nuk është i nevojshëm përdorimi i tyre.

Kur një fëmijë është i sëmurë prindi e çon atë tek mejku pediatër, Në se sëmundja është bakteriale, mjeku rekomandon antibiotikë. Në se sëmundja është e natyrës virale, si i ftohuri apo gripi, mjeku i jep këshilla prindit se si të kujdesët për fëmijën në shtëpi.

Mjekët thonë se për të sëmurin është më mirë të mos përdorë ilaçe dhe antibiotikë në se nuk ka nevojë për to.

Mjekja Linda Mcgaig pranë qëndrës së statistikave mjeksore thotë se rezistenca antibiotike është një problem serioz, që krijohet nga përdorimi i tepruar ose i panevojshmëm i antibiotikëve.

Në studimin botuar në revistën amerikane të shëndetësisë, zonja Mcgraig vë në dukje prirjen se shumë mjekë tani rekomandojnë gjithnjë e më pak ilaçe e antibiotike për sëmundje që mund të kurohen mjaft mirë me mënyra të tjera.

***************************************

Vajzat binjake 11 muajshe nga Guatemala kanë lindur të bashkuar në pjesën e mbrapme të kokës. Por 50 kirurgë në klinikën e universitetit të Los Anxhelosit shpresojnë t’i shkëpusin ato nëpërmjet një operacioni tepër të kushtueshëmme rreth 1 milionë e gjysëm dollarë.

Hapi i parë në këtë proces që filloi javën e kaluar ishte një ndërhyrje kirurgjike për futjen e nga një tollumbaci nën lëkurën e kokës të secilës foshnje, për tendosjen e lëkurës në mënyrë që sipërfaqja e saj të zgjatet dhe që pas tre javësh kur të kryehet operacioni kryesor vendi i operuar të mbulohet me lëkurën origjinale të kokës.

Mjeku Henry Kavamato thotë se tollumbacët nën lëkurë do të mbushen me ujë dy tre herë në ditë për tendosjen graduale të lëkurës.

Sfidën më të madhe për kirurgët e përbëjnë venat, pasi secila nga motrat binjake ka të përbashkët një venë kryesore në kokë. Mjekët synojnë që këtë vena t’a mbyllin duke e drejtuar gjakun në vena të tjera të trupit.

Inkurajues është fakti se binjaket kanë të përbashkët më pak se 10 përqind të qelizave të trurit dhe si rrjedhojë kanë gjasa të mira për të dalë nga operacioni të pa dëmtuara përsa i përket trurit.

******************************************

Një studim i botuar në revistën mjekësore të New Englandit hedh poshtë mendimin e krijuar se marrja e kontraceptivëve në formë tabletash bëhet shkak për kancerin e gjirit tek gratë.

Ekspertët thonë se studimi i ri tregon bindshëm se marrja e kontraceptivëve nëpërmjet gojës në formë tabletash nuk shton aspak rrezikun e kancerit të gjiri.

Në studim u përfshinë mbi 9 mijë nga mosha 35 deri në 64 vjeç. Llogaritet se rreth 80 përqind e grave amerikane kanë përdorur tableta kontraceptivë të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Në studim thuhet se marrja e kontraceptivëve në formë tabletash mund të pakësojë edhe mundësinë e prekjes nga kanceri i vezoreve. Madje shkencëtarët parashikojnë se përdorimi i tabletave kontraceptivë do të ndikojë në uljen 30 përqind të rasteve të cancerit të vezoreve tek gratë në Shtetet e Bashkuara gjatë pak viteve të ardhëshme.

XS
SM
MD
LG