Lidhje

Gjirokastër: kapet 1 tonë hashash - 2002-07-04


Policia e Gjirokastrës bllokoi sot në Pikën Kufitare të Kakavijës rreth një tonë hashash që transportohej drejt Greqisë fqinje. Sasia e narkotikut u bllokua në një makinë tregëtare të tonazhit të lartë. Dy persona u arrestuan, thanë burime të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës. Dy personat e arrestuar janë shoferët e automjetit dhe po hetohet edhe për pronarët thanë burimet policore. Sipas këtyre burimeve sasia e narkotikëve ishte fshehur në dyshemene e karrocerisë së mjetit frigoriferik në një hapesirë që ishte sajuar posaçerisht. Policia thotë se mjeti i bllokuar është me targa të Tiranës ndërkohë që ende nuk janë pohuar të dhëna mbi dy personat e shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës. Kjo është sasia e parë e narkotikëve që bllokohen për këtë vit në anën shqiptare të kufirit pas një serie bllokimesh të narkotikëve me prejardhje nga Shqiperia në anën greke të kufirit nga forcat e antidroges së këtij vendi. Vetëm në këta tre muajt e fundit policia greke ka bllokuar në Kakavijë disa dhjetera kg heroinë si dhe në dy raste edhe sasi te mëdha të bimës së hashashit të presuar. Pas një rasti të pak ditëve më parë të zbulimit të narkotikëve në anën greke te kufirit Drejtoria e Policise se Gjirokastrës ndryshoi të gjithë pjesëtarët e policisë shqiptare dhe urdhëroi zyrën e antidrogës të vendosej në shërbim të posacëm në Kakavijë. Specialistët e policisë shqiptare nisur nga rastet e përsëritura në këtë pikë kufitare më e madhja e komunikimit me Greqinë fqinje besojnë se tarfikantët e drogës po përpiqen ta përdorin këtë pikë si rrugëkalim të tyre. Mungesa e pajisjeve të posaçme të kontrollit dhe terreni i vështirë për t'u mbikqyrur në kufirin tokësor favorizojnë trafikantët e narktotikëve të cilët jo rrallë përdorin korrierët dhe kafshët e punës për të transportuar në zonat e thella lëndët narkotike. Ndërkaq specialistët e policisë shqipatre i lidhin rastet e fundit në Kakavije me devijimin e tarfikut të narkotikeve në kufirin Jugor te Shqiperise. Ky devijim vjen pas masave të forta të policisë shqiptare në Portin e Durrësit dhe disa goditjeve në këtë port ndaj rrjeteve të trafikantëve.

XS
SM
MD
LG