Gazeta New York Times shkruan se strategët ushtarakë amerikanë kanë përgatitur një plan të hollësishën paraprak lidhur me një fushatë për të përmbysur presidentin irakian, Sadam Husein. Gazeta thekson se plani parashikon ndërmarrjen e një sulmi kundër Irakut nga tre drejtime, veriu, jugu dhe perëndimi, pushtimin nga dhjetra mijëra marinsa dhe ushtarë amerikanë, mundësisht nga Kuvajti, dhe një sulm masiv ajror me pjesëmarrjen e qindra avionëve të vendosur në deri tetë vende, përfshirë Katarin dhe Turqinë. Forca speciale apo agjentë të fshehtë do të sulmonin objekte të tilla si depo raketash apo armësh të shkatërrimit në masë. Gazeta citon zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se plani është vetëm paraprak.