Lidhje

SHBA - Turqi - Irak - 2002-07-16


Zëvendës-sekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz u takua me zyrtarët turq për të siguruar mbështetje për një operacion të mundshëm ushtarak amerikan kundër Irakut. Hollësitë e bisedimeve të sotme në Ankara midis të dërguarit amerikan dhe kryeministrit turk Bulent Eçevit nuk janë bërë të ditura. Por sipas njoftimeve të shtypit, zoti Wofowitz po kërkon mbështetje për synimin e Uashingtonit për të përmbysur udhëheqësin irakian Saddam Hussein. Turqia, ka shprehur shqetësim rreth një operacioni të mundshëm amerikan nga frika se kjo mund të çojë në një vërshim të refugjatëve kurdë nga Iraku i veriut. Turqia u përball me të njëjtin problem kur regjimi irakian sulmoi kurdët në Irakun verior pas mbarimit të Luftës së Gjirit Persik.

XS
SM
MD
LG