Lidhje

Perimet mund të parandalojnë alcajmerin - 2002-07-16


Kërkimet e reja tregojnë se përfshirja e rregullt e perimeve në dietën ushqimore mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes së Alcajmerit dhe kjo për arsye se këto ushqime janë të pasura me vitaminë E.

Por në studimin e botuar këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, jepen të dhënat më të qarta të një lidhjeje midis kësaj vitamine dhe Alcajmerit. Studimi u krye për të parë në se marrja e ushqimeve antioksiduese mund të pakësojë rrezikun e prekjes nga sëmundja.

Shkencëtarët vëzhguan 815 persona mbi 65 vjeç, që nuk kishin ndonjë shenjë të sëmundjes. Gjatë studimit, pjesmarrësve iu bënë pyetje rreth llojit të ushqimeve që merrnin.

Pas afro 4 vjetësh pjesmarrësit në studim iu nënshtruan një ekzaminimi mjekësor dhe 131 prej tyre u diagnostikuan me sëmundjen e Alcajmerit. Shumica e tyre i përkisnin grupit që nuk përdornin rregullisht perime në dietën e tyre ushqimore.

Ndër ushqime të pasura me vitaminë E janë drithrat, nënprodhimet e tyre, perimet, arrat, bajamet, farërat e ndryshme dhe vaji i ullirit.

**************************************************** Akunpuktura është një shkencë ekzakte e njohur vetëm nga ata që kanë mësuar rreth këtij arti të lashtë. Akunpuktura që do të thotë pikë shtypjeje, bazohet në parimin se trupi përmban ngarkesa elektrike pozitive dhe negative që janë të lidhura me njëra tjetrën.

Ushtrimi i shtypjes mbi këto pika ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe përtëritjen e energjisë në pjesët përkatëse të trupit.

Tani nepërmejt nje paisjeje të re celuloide mjekët janë në gjendje të përcaktonjne pikat e ndjeshmërisë trupore. Midis të tjerash, akunpunktura përdoret edhe kundër urisë, por efektet mund të jenë të përkohëshme.

Gjithashtu, ekspertët thonë se personat me dhimbje të mëdha duhet pa tjetër të këshillohen me mjekët. Akunpuktura, thonë ata nuk rekomandohet për mjekimin e njerëzve që kanë tumor në tru, as për ata me sëmundje neurologjike, dhe as për gratë shtatzana.

****************************************** Kombet e Bashkuara paralajmëruan javën e kaluar se epidemia e Sidës ndodhet në fazat e saj fillestare dhe gjatë 20 vjetëve të ardhëshme prej saj mund të vdesin rreth 70 milionë vetë, ndërsa virusi vazhdon të përhapet më tej Azi e në Evropën Lindore.

Prej kohësh është folur mbi krijimin e një vaksine, sado pak të efektëshme. Por disa parashikime në të kaluarën që një vaksinë e tillë do të ishte gati brenda pak vitesh janë shoqëruar me optimizëm të tepruar.

Megjithatë, firma amerikane Vaxgen njoftoi javën e kaluar se është duke punuar për një vaksinë kundër Sidës. Rezulatet e provave të para me vaksinën e re priten aty nga viti i ardhshëm dhe nëse provat dalin me suskes, vaksina do të jetë gati brenda vitit 2005.

Nuk është e sigurt në se vaksina e re kundër Sidës do të jetë 100 përqind e efektëshme. Por ekspertët thonë se edhe një mbrojtje e pjesëshme do të ndihmonte në shpëtimin e jetës së miliona njerëzve, Ardita.

Gjatë konferencës mbi Sidën në Barcelonë u duk se njerëzit janë të pakënaqur me përpjekjet e deri tanishme, veçanërisht të vendeve të zhvilluara. Ata mendojnë se këto përpjekje janë tepër të pamjaftueshme.

XS
SM
MD
LG