Lidhje

Policia greke arreston një anëtar të grupit terrorist 17 nëntori - 2002-07-18


Policia greke arrestoi një person për të cilin beson se është një nga përfaqësuesit kryesorë të grupit terrorist 17 nëntori. Policia njoftoi dje se personi u ndalua në ishullin Lipsoi të Egjeut. Hollësi të tjera nuk janë bërë të ditura.

Arrestimi bëhet më tepër se një javë pasi autoritetet greke dhe agjentët amerikanë e britanikë bastisën një strehim të fshehtë të këtij grupi në Athinë. Policia arrestoi tre vetë dhe sekuestroi një arsenal tjetër armësh gjatë këtij operacioni.

Grupi 17 nëntori mendohet se ka lidhje me 23 vrasje që nga viti 1975, duke përfshirë edhe vrasje të zyrtarëve amerikanë dhe britanikë në Greqi.

Shtetet e Bashkuara e kanë vënë këtë grup në listën e organizatave terroriste. Ky grup i e ka marrë emrin nga një rebelim i përgjakshëm që u zhvillua në Athinë kundër ish juntës ushtarake greke më 17 nëntor të vitit 1973.

XS
SM
MD
LG