Lidhje

Eçevit pro zgjedhjeve të parakohshme - 2002-07-23


Kryeministri i Turqisë, Bulent Eçevit tha se nuk do ti kundërshtojë thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme në nëntor. Duke komentuar për gazetarët në Ankara, Zoti Ecevit tha gjithashtu se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Sipas disa njoftimeve, ai mund të japë doreheqjen si mënyrë për ta shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve deri vitin e ardhshem.

Dje, zëvendëskryeminsitri turk, Devlet Bahçeli, i cili i përket Partisë për Veprim Nacionalist të së djathtës ekstreme, paralajmëroi se partia e tij do të dalë nga koalicioni nëse zgjedhjet shtyhen përtej 3 nëntorit. Paralajmërimi u bë pas dështimit të përpjekjeve të opozitës për ta detyruar parlamentin të caktonte një datë për zgjedhjet e parakohëshme.

XS
SM
MD
LG