Lidhje

Shpëtohen të gjallë të 9 minatorët në shtetin e Pensilvanisë - 2002-07-26


Ekipet e ndihmës së shpejtë shpëtuan të 9 minatorët që mbetën të bllokuar në minierë për tri ditë në shtetin e Pensilvanisë. Ekipet e shpëtimit nxorën minatorin e fundit në orët e para të mëngjesit sot.

Të gjithë minatorët do tu nënshtrohen analizave përkatëse për tu siguruar se sistemi i tyre i frymëmarrjes nuk është dëmtuar si pasojë e qëndrimit të gjatë nën tokë. Disa prej tyre po kurohen nga hipotermia.

Minatorët po bënin shpime për qymyrguri, kur ata aksidentalisht çanë një pus të braktisur, që ishte i mbushur me ujë. Më shumë se 200 milion litra ujë vërshoi në minierë, duke i bllokuar minatorët në një hapësirë fare të vogël, ku mbijetuan deri sa u shpëtuan.

XS
SM
MD
LG