Lidhje

Banka Botërore miraton 15 milion dollarë për Kosovën - 2002-07-26


Banka Botërore miratoi një fond zhvillimi prej 15 milion dollarësh për administratën e Kombeve të Bashkuara, në Kosovë. Sot, me anë të një deklarate, organizata me qendër në Washington tha se fondi do të ndihmojë për të mbështetur financiarisht arsimin dhe projekte të tjera të zhvillimit. Fondi i deklaruar sot, e çon shumën e përgjithshme të fondeve të Bankës Botërore për Kosovën e administruar nga Kombet e Bashkuara, në 65 milion dollarë.

XS
SM
MD
LG