Lidhje

Zgjedhje per pushtetin vendor në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë - 2002-07-28


Zgjedhjet po zhvillohen në 3 komuna të Sërbisë jugore, ku një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga NATO-ja para 15 muajsh, u dha fund luftimeve midis forcave të qeverisë dhe shqiptarëve të armatosur. Më shumë se 70 mijë zgjedhës marrin pjesë në votimet për bashkitë dhe përfaqësuesit e këshillave lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilat janë ende të ndara sipas përkatësive etnike. U njoftua se njerzit prisnin në qendrat e votimit të hidhnin votën e tyre. Këto zgjedhje synojnë të krijojnë organe të reja drejtuese shumë etnike në rajonin e luginës së Preshevës. Në maj të vitit të kaluar, NATO-ja ndërmjetësoi në arritjen e një marrëveshjeje, që i dha fund konfliktit të armatosur midis forcave qeveritare të udhëhequra nga sërbët dhe kryengritësve shqiptarë, që luftonin për tu bashkuar me Kosovën. Kryengritësit shqiptarë dorëzuan armët dhe qeveria e Beogradit premtoi të përmirsojë të drejtat e shqiptarëve. Megjithatë, marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe sërbëve në këtë rajon vazhdojnë të jenë të tensionuara. Zgjedhësit pritet të votojnë për kandidatët e përkatësive të tyre etnike.

Rreth 80 vëzhgues të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë po mbikqyrin zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG