Lidhje

Forcat izraelite arrestojnë dy udhëheqës të lartë të Hamasit - 2002-07-29


Gjatë një operacioni të fshehtë në qytetin Ramallah të Bregut Prëndimor, forcat izraelite kapën dy udhëheqës të lartë të grupit ekstremist palestinez, Hamas. Dy të arrestuarit dyshohen nga Izraeli si organizatorë të një numër sulmesh vetëvrasëse.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, bëri të ditur lehtësimin e kufizimeve ndaj palestinezëve që jetojnë nën pushtimin ushtarak izraelit, megjithë dhunën e vazhdueshme vdekjeprurëse në Bregun Perëndimor. Ushtria do të shkurtojë periudhat e ndalimqarkullimit dhe do të heq postblloqet në disa zona si edhe do të lejojë mijëra palestinezë të tjerë të shkojnë për të punuar në Izrael.

Dje, një i ri palestinez u vra nga ushtarët izraelitë në afërsi të Ramallahit dhe një vajzë palestineze u vra në Hebron gjatë përleshjeve midis kolonëve izraelitë dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG