Lidhje

Një inkursion tjeter në pjesën veriore të Rripit të Gazës - 2002-08-05


Dëshmitarë palestinezë thonë se forcat izraelite të mbështetura nga tanket dhe autoblindat kryen sot në mëngjes një inkursion në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Sipas dëshmitarëve, tanket hynë sot nën zjarrin e armëve automatik, ndërsa përparuan drejt qytetit Beit Lahia dhe në afërsi të kampit të refugjatëve Jabalya. Palestinezët thanë se forcat izraelite kryen bastisje shtëpi më shtëpi në kërkim të ekstremistëve. Një polic plaestinez u plagos dhe më vonë vdiq.

Ndërkohë, dje, ministri palestinez i Planifikimit Nabil Shaath thotë se udhëheqja palestineze është e gatshme të pranojë një plan izraelit për armëpushim, në qoftë se Izraeli tërheq forcat e tij në pozicionet, që ato kishin para fillimit të kryengritjes palestineze 22 muaj më parë. Zyrtarë të lartë izraelitë dhe palestinezë diskutuan rreth planit të armëpushimit në bisedime të ralla të nivelit të lartë të hënën.

XS
SM
MD
LG