Lidhje

50 mijë refugjatë të kthyer në Bosnje gjatë 2002 - 2002-08-06


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se mbi 50 mijë boshnjakë janë kthyer këtë vit në shtëpitë që kishin para luftës.

Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, 24 mijë myslimanë të Bosnjes, 22 mijë serbë dhe mbi 6 mijë kroatë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se është e kënaqur me rritjen numrit të refugjatëve të kthyer, por shtoi se përpjekjet për rindërtim të bashkësisë ndërkombëtare dhe zyrtarëve në Bosnje-Hercegovinë duhet të ecin me të njëjtin ritëm me kthimet.

Sipas Marrëveshjes së Deitonit për Paqe që i dha fund konfliktit boshnjak, Bosnja u nda në Federatën Myslimano-Kroate dhe Republikën Serbe të Bosnjes.

Mijëra njerëz u vranë në luftë dhe mbi një milion të tjerë u detyruan të lënë shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG