Lidhje

Powell takohet sot me një delegacion palestinerz - 2002-08-08


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, takohet sot në Washington me një delegacion të kabinetit palestinerz. Këto do të jenë bisedimet e para amerikano palestineze të nivelit të lartë që kur presidenti Bush u bëri thirrje palestinezëve të zgjedhin një udhëheqës tjetër në vend të Jaser Arafatit.

Në delegacionin palestinez, bëjnë pjesë edhe ministri i Brendshëm Abdel Razak Yahiya dhe ministri i Ekonomisë, Maher el-Masri, të dy të lidhur ngusht me përpjekjet për reforma palestineze. Mirëpo, në prag të takimit me sekretarin Powell, udhëheqësi i delegacionit, Saeb Erekat, këshilltar i kahershëm i zotit Arafat, theksoi besnikërinë e tij ndaj kreut të Autpritetit Palestinez dhe paralajmëroi se çdo alternativë tjetër në udhëheqjen palestineze do të sillte kaos.

Zoti Erekat u tha gazetarëve në Washington se do t’i këtkojë administratës së presidentit Bush që të mbështesë thirrjen e tij për krijimin e shtetit palestinez brenda tre vjetësh dhe standardet për realizimin e këtij objektivi. Ai paralajmëroi gjithashtu se fushata izraelite e sigurimit kundër zonave palestineze nuk do të bëjë gjë tjetër veç do të ushqejë atë që ai e quajtu si cikël të egër të dhunës.

Gjendjes së rrethimit në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, si burgu më i madh në histori, theksoi zoti Erekat, duhet t’i jept fund menjëherë. Vazhdimi i kësaj gjendjeje nuk do t’i sigurojë zotit Sharon zgjidhjen e problemeve të sigurimit, por do t’i ndërlikojë ato edhe më shumë.

Delegacioni palestinez do të takohet edhe me këshilltaren e presidentit Bush për çështje të sigurimit kombëtar, Condoleeza Rice.

Ndërkohë, një ndihmës i zotit Arafat tha se bisedimet midis zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë të sigurimit për armëpushim përfunduan pa sukses. Zyrtarët thonë se Izraeli paraqiti kushte të papranueshme për tërheqjen e tij shkallë shkallë nga pjesë të ripushtuara të Bregut Pewrëndimor dhe Rripit të Gazës

XS
SM
MD
LG