Lidhje

Nga Lindja e Mesme - 2002-08-13


Forcat izraelite shkatërruan shtëpitë e dy palestinezëve të dyshuar si terroristë në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite thotë se njëra nga shtëpitë, që u shkatërrua gjatë natës, ishte e vrasësit të dy ushtarëve izraelitë dhe tjetra e autorit të një sulmi vetëvrasës që kishte hedhur veten në erë duke vrarë edhe dy persona të tjerë në jug të Tel-Avivit. Zyrtarët izraelitë thonë se shkatërrime të tilla synojnë të frenojnë sulme të ardhshme kundër izraelitëve.

Ndërkohë, disa organizata izraelite të të drejtave të njeriut thonë se po përgatiten të apelojnë një vendim të gjykatës ushtarake, që lejoi ushtrinë të dëbonte tre të afërm të palestinezëve të dyshuar si terroristëve nga Bregu Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Gjykata vendosi dje vonë në favor të dëbimeve.

XS
SM
MD
LG