Lidhje

Gjatë një fjalimi para kombit Musharaf angazhohet të godasë organizatat terroriste - 2002-08-14


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, dënoi ekstremizmin islamik dhe premtoi se do të intensifikojë masat e sigurisë në gjithë vendin.

Në një fjalim me rastin e 55 vjetorit të pavarësisë së Pakistanit, gjenerali Musharraf i cilësoi sulmet e kohëve të fundit ndaj objekteve të krishtera dhe perëndimore në vendin e tij si shembujt ”më të urryer” të terrorizmit. Ai tha se përgjegjësit për veprime të tilla nuk kanë lidhje me Islamin e vërtetë.

Presidenti Musharraf shprehu besimin se qeveria e tij do të godasë pa mëshirë të gjitha organizatat terroriste. Në fjalimin e tij, presidenti i Pakistanit i kërkoi gjithashtu Indisë të fillojë bisedimet lidhur me mosmarrëveshjen e vjetër mes dy vendeve rreth Kashmirit të ndarë.

XS
SM
MD
LG