Lidhje

OSBE shtyn afatin e regjistrimit për zgjedhjet në Kosovë - 2002-08-14


Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë e zgjati edhe për një javë afatin për regjistrimin e votuesve për zgjedhjet vendore të tetorit në Kosovë.

Në një deklaratë të kësaj organizate thuhet se misioni i saj do të hapë javën e ardhshme rreth 30 qendra regjistrimi dhe do t’i mbajë ato të hapura deri më 23 gusht.

Zgjatja e afatit do t’u japë më shumë kohë qytetarëve për t’u regjistruar dhe do t’u japë banorëve që jetojnë në vende të tjera edhe një rast tjetër për t’u regjistruar si votues në mungesë.

Në deklaratë thuhet se mbi 37 mijë qytetarë kanë shkuar deri tani në qendrat e votimit.

XS
SM
MD
LG