Lidhje

Kalendari Historik 15 gusht - 2002-08-14


Më 15 gusht të vitit 1969, rreth 500 mijë të rinj zhvilluan një festival në një fermë pranë fshatit Woodstock të New Yorkut. Festivali ne një farë mënyre u bë përcaktues për atë brez. Pjesëmarrësit u tërhoqën për të shkuar në festivalin e Woodstock-ut, nga emrat e njohur të këngëtarëve të muzikës pop dhe rock and roll, midis të cilëve Jimi Hendrix, John Sebastian, Janis Joplin dhe grupet muzikore ”The Grateful Dead”, dhe ”The Who”. Këngëtari Richie Havens ishte këngëtari që hapi festivalin. Pas tri ditë muzike, shirash të rrëmbyeshëm, mungesës së kushteve të nevojshme sanitare dhe ushqimit të pamjftueshëm, grupi i të rinjve u shndërrua në yllin e festivalit. Në fakt Festivali i Woodstockut u bë një lloj gur prove për brezin e rock and rollit. Festivali është shndërruar në një legjendë të vërtetë.

Më 15 gusht të vitit 1914, anija amerikane e mallrave Ann-son do të bëhej anija e parë në botë që do të përshkonte kanalin e Panamasë. Anijes iu deshën 9 orë ta përshkonte kanalin prej 82 kilometrash që lidh Oqeanin Atllantik me atë Paqësor, nëpërmjet Panamasë në Amerikën Qendrore. Shtetet e Bashkuara filluan të punojnë për ndërtimin e kanalit në viti 1904, duke zëvendësuar francezët, të cilët e kishin filluar ndërtimin e tij në vitin 1881. Por francezët nuk e përfunduan dot me sukses ndërtimin, ngaqë hasën në disa probleme inxhinierike, si dhe ngaqë shumë prej punëtorëve evropianë u sëmurën nga malarja dhe ethet e verdha dhe më pas vdiqën. Mjekët ushtarakë amerikanë e zgjidhën problemin e mushkonjave që shkatonin këto sëmunjde, duke tharë kënetat dhe duke vendosur rregulla tepër të rrepta sanitare në kampet e punës. Shtetet e Bashkuara e kontrolluan kanalin e Panamasë për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të dhe ia kthyen atë Panamsë më 31 dhjetor të vitit 1999.

XS
SM
MD
LG