Lidhje

Kalendari Historik 22 gusht - 2002-08-22


Më 22 gusht 1831, skllavi zezak Nat Turner udhëhoqi një revoltë të skllevërve në zonën rurale të Virxhinias. Siç thuhet, zoti Turner besonte se ishte zgjedhur nga Zoti për të udhëhequr popullin e tij drejt lirisë. Ai e filloi revoltën me pesë pasues, por dy ditë më pas, në radhët e tyre numëroheshin 70 skllevër. Plani ishte të terrorizohej popullsia e rrethit Southampton në Virxhinia dhe të liroheshin sa më sumë skllevër që të ishte e mundur. Plani funksionoi për rreth 48 orë, gjatë të cilave skllevërit vranë të paktën 57 të bardhë, përfshirë burra, gra dhe fëmijë. Megjithatë, brenda 24 orëve që pasuan, banorët e bardhë vendas, me ndihmën e forcave ushtarake, e shtypën revoltën. Nat Turner shpëtoi por u kap gjashtë javë më vonë. Ai u gjykua, u dënua për rolin e tij udhëheqës në revoltën e skllevërve dhe u var në nëntor të vitit 1831.

Më 22 gusht të vitit 1973, presidenti Richard Nixon deklaroi se do të emëronte zotin Henry Kissinger si Sekretar Shteti. Profesor Kissinger, i cili lindi në Gjermani, do të bëhej i pari Sekretar Amerikan i Shtetit, i cili nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara. Zoti Kissinger do të zëvendësonte Sekretarin e Shtetit William Rogers, një bashkëpunëtor i vjetër i zotit Nixon. Profesor Kissinger kishte qenë këshilltari kryesor për politikën e jashtme i presidentit Nixon. Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Nixon tha se e kishte pranuar dorëheqjen e zotit Rogers me keqardhje. Zoti Nixon i bëri thirje Senatit të miratonin pa vonesë emërimin e zotit Kissinger. Përvoja e zotit Kissinger për këtë post, mendoj unë, njihet më së miri nga të gjithë ju zonja dhe zotërinj të mjeteve të informimit, si dhe nga të gjithë ju që na ndiqni përmes radios dhe televizionit. Ai do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Këshilltarit të Presidentit për Çështje të Sigurimit Kombëtar”, tha presidenti Nixon.

XS
SM
MD
LG