Lidhje

Takim kufitar shqiptaro-maqedonas - 2002-08-24


Sot paradite, në pikëkalimin kufitar të Bllatës, në kufirin e Shqipërisë me Maqedoninë, u zhvillua një takim dypalësh në lidhje me incidentin e një dite më parë, gjatë të cilit u vra një shtetas shqiptar. Përfaqësuesit shqiptarë të kufirit kërkuan sqarime rreth incidentit dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga pala maqedonase. Trupi i viktimës, 38-vjeçar nga fshati Gjoricë e Vogël, u dorëzua mbrëmë në kufi, nga autoritetet kufitare maqedonase.

XS
SM
MD
LG