Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunim në Evropë thotë se do t’i mbikëqyrë mjetet e informimit në Kosovë gjatë periudhës para zgjedhjeve komunale të tetorit për të siguruar mbulim të drejtë dhe të balancuar. OSBE-ja thotë se Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur një rregull të ri për mjetet e informimit të Kosovës për të garantuar që ato t’i japin publikut informacion të saktë e të balancuar rreth kandidatëve. Masa e re kërkon mbulim të drejtë e të paanshëm nga mjetet e informimit të Kosovës për të gjithë kandidatët nëpërmjet intervistave, artikujve, debateve dhe mbulimit të veprimtarisë së tyre gjatë fushatës. Vitin e kaluar, dy organizata të mjeteve të informimit u gjobitën për mbulim të pa drejtë dhe me paragjykime dhe një tjetër se nuk kishte pranuar të transmetonte një reklamë të njërit prej kandidatëve. Zgjedhjet do të mbahen më 26 tetor.