Lidhje

Përurohet një strukturë e re anti-trafik - 2002-08-27


Policia shqiptare përuroi sot në Vlorë njësinë detare Delta force. Kjo strukturë e re, do të godasë në mënyrë të pandërprerë trafiqet e paligjshme përmes detit.

Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano vlerësoi gjatë ceremonisë, rezultatet e punës së policisë në luftën kundër trafiqeve gjatë 10 ditëve të fundit, të cilat ai i cilësoi maksimale.

Zoti Nano tha se koha do të tregojë shumë shpejt premtoi se qeveria e tij do të jetë një qeveri kundër trafiqeve.

Zoti Nano vlerësoi edhe njoftimet e drejtuesve të policisë, sipas të cilave aktualisht në gjithë bregdetin e Shqipërisë, që nga Shkodra deri në Sarandë nuk lundron asnjë mjet i paligjshëm për të kryer trafiqe.

Ndërsa Ministri i Rendit, Luan Rama tha se kjo luftë do të jetë e përhershme.

XS
SM
MD
LG