Lidhje

16 serbë të Bosnjes para gjyqit në Banja Luka - 2002-09-02


Gjashtëmbëdhjetë serbë të Bosnjës dolën në gjyq në qytetin verior të Banja Llukës nën akuzat për nxitjen e trazirave kundër myslimanëve në atë qytet.

Të paktën tre nga të pandehurit thanë se janë të pafajshëm. Agjencia franceze e lajmeve thotë se pritet që 13 të tjerë të pranojnë fajësinë, ndërkohë që gjyqi do të vazhdojë gjatë gjithë muajit. Nëse gjenden fajëtorë, ata mund të dënohehen deri me 5 vjet burgim.

Trazirat shpërthyen në maj të vitit të kaluar, kur një turmë serbësh u përlesh me myslimanë të mbledhur për të marrë pjesë në një ceremoni me rastin e fillimit të punimeve për rindërtimin e xhamisë historike Ferhadija. Një mysliman vdiq nga plagët që morri gjatë përleshjes. Nacionalistët serbë e kishin shkatërruar ndërtesën e xhamisë gjatë konfliktit në Bosnje Hercegovinë.

Megjithëse konflikti në Bosnje përfundoi në vitin 1995, tensionet mbeten të larta midis tri komuniteteve të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG