Lidhje

Kongresi amerikan rifillon punën - 2002-09-03


Anëtarët e Kongresit amerikan po kthehen nga pushimet verore për t’u marrë me një numër çështjesh të vështira, siç janë Iraku, siguria kombëtare dhe buxheti. Ligjvënësit kanë në plan t’i japin fund punës legjislative brenda 5 javësh, para se të fillojnë fushatën për zgjedhjet e 5 nëntorit, të cilat mund të ndryshojnë balancën e pushtetit në të dy dhomat e Kongresit. Senati filloi sot debatin rreth legjislacionit për krijimin e Departamentit të ri të Sigurisë Kombëtare. Presidenti Bush do të takohet sot me disa senatorë për diskutime rreth projektligjit për sigurinë kombëtare.

XS
SM
MD
LG