Lidhje

Kongresi mblidhet në New York për të kujtuar 11 shtatorin - 2002-09-06


Kongresi amerikan mbajti sot një sesion ceremonial në New York për të përkujtuar sulmet terroriste të shtatorit të kaluar.

300 ligjvënës amerikanë që morën pjesë në sesion, shprehën solidaritetin me qytetin e New Yorkut, ku më shumë se 2 mijë e 800 humbën jetën në sulmet kundër Qendrës Botërore të Tregtisë.

Politikanët mbajtën një minutë heshtje në shenjë nderimi për viktimat dhe u zotuan të vazhdojnë ndjekjen e personave përgjegjës.

Sesioni u mbajt në Sallën historike Federale, pranë vendit ku qendronin kullat binjake. Ligjvënësit vizitua këtë zonë dhe vendosën kurora lulesh.

//rd//

XS
SM
MD
LG