Lidhje

Fier: policia sekuestron 2,5 kilogram heroinë - 2002-09-06


Policia shqiptare kapi sot 2,5 kilogram heroinë të pastër në qytetin e Fierit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Rendit Luan Rama. Zbulimi i sasisë së drogës u bë në mesditë pas një aksioni të shpejtë të policisë në banesën e një qytetari, emri i të cilit nuk është bërë ende i njohur për motive hetimi.

Një ditë më parë në zonën e Fierit, në grykëderdhjen e Vjosës, u kap edhe një gomone e gjatë 9,5 metra në bordin e së cilës u gjetën 600 kilogramë hashash i presuar. Bllokimi i gomones bëhet në vazhdën e operacionit të gjerë antitrafik të ndërmarrë nga policia shqiptare. Si rezultat i këtij aksioni janë bllokuar 9 motoskafë të tjerë që përdoreshin për trafikun e klandestinëve. Që kur nisi operacioni nga brigjet shqiptare, nuk është nisur asnjë mjet trafikantësh drejt Italisë. //az

XS
SM
MD
LG