Lidhje

New Yorku përgatitet të kujtojë 11 shtatorin - 2002-09-10


Me afrimin e 11 shtatorit, ata që përjetuan pamjet e tmerrshme të rrëzimit të kullave binjake në New York, dhe veçanërisht ata që mbijetuan apo humbën njerëzit e tyre, e ndjejnë më fort ankthin e asaj dite dhe kujtojnë ata që humbën jetën. Qyteti që pati më shumë viktima ndër tre vendet ku u përplasën avionët, po provon përsëri ndjenja të forta, ndërsa newyorkezët kundrojnë ende me habi qiellin e zbrazët, ku dikur ishte Qendra Botërore e Tregëtisë.

Dje, kryetari i bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg dhe shefi i policisë, Raymond Kelly, zbuluan një mur përkujtimor me emrat e 23 policëve që humbën jetën kur ranë kullat e Qendrës Botërore të Tregëtisë. Zoti Bloomberg tha se kujtimi i policëve do të mbetet përgjithmonë në histori:

”Ata do të kujtohen si policë që vepruan me heroizëm në ditën më të errët që ka parë ndonjëherë qyteti ynë. Ata që dhanë me trimëri jetën në operacionin më të suksesshëm të shpërtimit në histori”, tha zoti Bloomberg.

New Yorku pati numrin më të madh të jetëve të humbura, ndër tre vendet ku u përplasën avionët. Pothuajse 3 mijë vetë vdiqën kur avionët e rrëmbyer goditën kullat.

Në prag të përvjetorit, shumë banorë të New Yorkut vizituan të dielën vendin ku dikur ngriheshin kullat e Qendrës Botërore të Tregëtisë. Disa ende kanë ende ankth kur kujtojnë shkatërrimin:

”Të ngjall një lloj pështjellimi nga brenda. Ndërtesat ishte aq të lartë, nga më të lartat në botë. Tani hedh sytë lart dhe nuk ka asgjë”, thotë Terrell Hawkins, njëri prej tyre.

”Është një javë shumë e vështirë”, thotë Mary Engles.

Thomas Canavan, një nga ata qe mbijetuan, fotografia e përgjakur e të cilit u shfaq në ekrane në gjithë botën pasi arriti të ikte nga kati i 47-të, erdhi gjithshtu për të kujtuar dhe për të reflektuar për jetën e tij:

”Unë nuk ndryshova në fakt, por kuptova se jeta ime ishte e bukur para asaj ngjarjeje. Unë nuk kisha kuptuar sesa e bukur ishte para se të ndodhte ajo që ndodhi. Dhe se nuk nuk dua të që jeta ime të jetë më e mirë, por vetëm ashtu siç ishte më parë”, thotë ai.

Po të dielën, familjet dhe miqtë e viktimave marshuan për të nderuar të humburit dhe të vdekurit duke mbajtur fotografitë e tyre. Nesër, lista e emrave të viktimave do të lexohet në një ceremony, pas një momenti heshtjeje pikërisht në momentet kur avionët goditën kullat.

XS
SM
MD
LG