Lidhje

Nju Jorku kujton - 2002-09-11


Në New York u mbajt një moment heshtje dhe u recitua një fjalim frymëzues amerikan i shekullit të 19, gjatë ceremonisë solemne për nder të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit ndaj Qendrës Botërore të Tregëtisë.

Mijëra njerëz u mblodhën për të kujtuar në vendin ku ishin kullat binjake. Të gjithë mbajtën një moment heshtje në orën 8 e 46, pikërisht në kohën kur para një viti avioni i parë i rrëmbyer goditi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregëtisë.

Guvernatori i shtetit të New Yorkut, George Pataki, lexoi fjalimin e Gettysburgut, që u recitua për herë të parë në vitin 1863 nga Presidenti Abraham Lincoln për të përkujtuar njërën nga betejat më të rëndësishme të Luftës Civile Amerikane.

Në fjalim thuhet se viktimat nuk e humbën jetën kot dhe u bëhet thirrje të gjallëve që të nderuojnë kujtimin e tyre dhe të vazhdojnë luftën për liri.

Ish-kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Rudolph Giuliani, kryesoi leximin e emrave të të gjithë personave që duhet se janë vrarë në Qendrën Botërore të Tregëtisë më 11 shtator.

Në muzg, krerë shtetesh nga e gjithë bota do të marrin pjesë në ndriçimin e një statuje të njohur si ”Sfera”, që ishte në themel të kullave binjake. Skulptura është kthyer në një memorial të përkohshëm për viktimat e sulmeve.//kk

XS
SM
MD
LG