Lidhje

Japin dorëheqje 21 anëtarë të kabinetit palestinez - 2002-09-12


Zyrtarë izraelitë dhe palestinezë e përshëndetën dorëheqjen e djeshme të të 21 anëtarëve të kabinetit palestinez, duke thënë se kjo mund t’i hapë rrugën fillimit të një epoke të re politike.

Zyrtarë palestinezë thonë se udhëheqësi palestinez Yasser Arafat mori një paralajmërim të fuqishëm me dorëheqjen e ministrave, të cilët e ndërmorën këtë veprim për të evituar një votë mosbesimi në parlament.

Disa deputetë thanë se kishin në plan të votonin kundër kabinetit të vjetër sepse zoti Arafat nuk kishte bërë sa duhet për të shkarkuar ministrat e korruptuar dhe të paaftë pas riorganizimit të kabinetit në muajin qershor.

Shefi i zbulimit ushtarak izraelit, Gjenerali Aharon Zeevi, e cilësoi dorëheqjen e kabinetit si një tërmet politik.

//rd//

XS
SM
MD
LG