Lidhje

OSBE do të vëzhgojë zgjedhjet në Mal të Zi - 2002-09-17


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunim në Evropë thotë se do të dërgojë një ekip vëzhguesish në Mal të Zi për të mbikqyrur zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 20 tetorit në atë republikë.

Në një deklaratë të organizatës thuhet sot se bullgari Nikolai Vulchanov, një vëzhgues zgjedhjesh me përvojë të gjatë do të kryesojë misionin.

20 vëzhguesit ndërkombëtarë do të vendosen në kryeqytetin Podgoricë dhe në zona të tjera në gjithë Malin e Zi. OSBE-ja njoftoi gjithashtu se rreth 100 të ashtuquajtur vëzhgues për një kohë të shkurtër do të arrijnë pikërisht para ditës së zgjedhjeve për të ndihmuar në vëzhgimin e ecurisë së tyre, përfshirë votimin dhe numurimin e votave.//kk

XS
SM
MD
LG