Lidhje

Rezolutë mbi Irakun? - 2002-09-18


Presidenti Bush dhe udhëheqës të Kongresit ranë dakord të bashkëpunojnë për miratimin e një rezolute mbi Irakun para zgjedhjeve të nëntorit.

Pas takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë me katër udhëheqësit kryesorë të Kongresit, presidenti Bush falenderoi demokratët dhe republikanët për angazhimin e tyre, duke thënë se një rezolutë e miratuar nga Kongresi do t’i përcillte botës mesazhin e vendosmërisë amerikane.

Presidenti tha se brenda pak ditësh do t’i paraqesë Kongresit një projekt rezolutë për autorizimin e veprimeve ushtarake amerikane kundër Irakut.

Presidenti Bush theksoi se udhëheqësi irakian, Sadam Husein, nuk do të mashtrojë askënd me premtimin për të lejuar kthimin e inspektorëve ndërkombëtarë të armëve në Irak.

Në Londër, kryeministri britanik, Tony Blair, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta vazhdojë trysninë ndaj Bagdadit.//kk

XS
SM
MD
LG