Lidhje

Refugjatë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë - 2002-09-21


Policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ktheu sot në kufirin me Serbinë një autokolonë me refugjatë serbë që po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Kosovë.

Organizatorët i anuluan protestat në minutën e fundit, duke patur frikën e provokimit nga shqiptarët në Kosovë. Megjithatë rreth 100 refugjatë serbë vazhduan rrugën deri në pikë-kalimin kufitar të Merdares. Aty ata bllokuan rrugën për pak kohë, por nuk u lejuan të vazhdonin më tej për në Kosovë.

UNMIKU thotë se e mbështet kthimin e refugjatëve serbë të larguar pas lufte, por shton se kjo duhet bërë në një mënyrë që të mos ndizen pasionet etnike.

Tani në Kosovë jetojnë rreth 80 mijë serbë, nëpër enklava, nën mbrojtjen e paqeruajtësve të Natos.

Protesta e planifikuar për të shtunën synonte të tërhiqte vëmendje për gjendjen e refugjatëve serbë. Si qeveria e Serbisë, ashtu dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për masa më të shpejta për të lejuar kthimin e refugjatëve. //az

XS
SM
MD
LG