Lidhje

Jaser Arafati refuzon kërkesën e Izraelit - 2002-09-22


Me një qendrim mospërfillës, Jaser Arafati, po refuzon kërkesën e Izraelit që të japë emrat e personave të ngujuar bashkë me të brenda të vetmes ndërtesë që ka mbetur në këmbë, në selinë e tij të shkatërruar në Bregun Perëndimor.

Sipas njoftimeve palestinineze, zoti Arafat u tha ndihmësve të tij se më parë do të vdiste sesa të dorëzohej apo t’u jepte emrat e të tjerëve autoriteteve izraelite. Tanke dhe trupa izraelite kanë rrethuar zyrat e Arafatit në Ramallah.

Izraeli thotë se ai strehon të paktën 20 terroristë që kërkohen nga organet e drejtësisë. Izraeli e ndërmori sulmin kundër kompleksit pas dy shpërthimesh vetëvrasëse të javës së kaluar, si pasojë e të cilave u vranë 7 izraelitë dhe u plagosën 60 të tjerë.//ze

XS
SM
MD
LG