Lidhje

Uragani Lili i afrohet bregdetit amerikan - 2002-10-03


Rreth 500 mijë banorëve në shtetet Louisiana dhe Texas u është bërë thirrje të largohen në vende më të sigurta, ndërkohë që uragani Lili po i afrohet bregdetit amerikan.

Stuhia Lili pritet të dalë në tokë të enjten përgjatë bregdetit të Luizianës. Shërbimi Kombëtar Metereologjik njoftoi sot në mëngjes se shpejtësia maksimale e erërave të stuhisë kishte rënë në 160 kilometra në orë, duke e ulur uraganin në kategorinë e dytë.

Meterologët thonë se stuhia është më e dobët, por ende e rrezikshme. Paralajmërime për uraganin janë bërë nga Texasi lindor deri në grukën e lumit Mississippi në shtetin Luiziana. //kk//

XS
SM
MD
LG