Lidhje

NATO-ja kritikon qeverinë kroate - 2002-10-03


NATO-ja kritikoi ashpër qeverinë kroate se nuk ka arritur t’i dorëzojë gjykatës për krime lufte një ish-komandant ushtrie.

Zëdhënësi i NATO-s, tha të mërkurën në Bruksel se mospranimi nga ana e Kroacisë për të ekstraduar gjeneralin në pension, Janko Bobetko, mund të dëmtojë përpjekjet për paqe në Ballkan si dhe mundësinë e Kroacisë për të hyrë në NATO.

Megjithatë Kroacia këmbëngul se do të vazhdojë të bashkëpunojë plotësisht me gjykatën e Hagës.

Muajin e kaluar, gjykata e Hagës ngriti padi kundër gjeneralin 83 vjeçar nën akuzat për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Kroaci.

Por Kroacia argumenton se padia bie në kundërshtim me kushtetutën e vendit pasi gjenerali Bobetko po drejtonte një operacion ushtarak legjitim në kohën kur mendohet se ka ndodhur krimi.//kk//

XS
SM
MD
LG