Lidhje

Gjermani: Përurohet porta e Brandenburgut - 2002-10-03


Porta e Brandenburgut në Berlin, ish simboli i Gjermanisë së ndarë, do të përurohet të enjten pas një pune restauruese, me rastin e 12 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.

Për gati 2 vjet, Porta e ndërtuar fillimisht në vitin 1791, ka qënë e mbuluar me perde, për të riparuar dëmet që iu bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe për ta restauruar.

Ndër personalitetet që do të marrin pjese në ceremoninë e sotme është edhe ish-presidenti Bill Klinton.

Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë Porta e Brandenburgut ishte praktikisht e paaritshme, në një zonë ku askush nuk futej dot brenda Berlinit Lindor.

Presidentët John Kennedy dhe Ronald Reagan kanë mbajtur fjalime në afërsi të saj kundër regjimeve komuniste.

nazistët e përdorën Portën si simbol dhe Napoleoni grabiti një pjesë të saj pas pushtimit të Berlinit në fillim të shekullit të 19.

Më 3 tetor 1990, ish-Gjermania Lindore pushoi së funksionuari dhe u integrua me Republikën Federale Gjermane. //kk//

XS
SM
MD
LG