Lidhje

Kosovë: Institucionet vendore kërkojnë ndërprerjen e grevës - 2002-10-04


Greva e 22 mijë arsimtarëve në Kosovë hyri të premtën në ditën e saj të katërt.

Ndërkohë udhëheqësit më të lartë të institucioneve vendore kërkuan nga grevistët të ndërpresin grevën pasi procesi mësimor do të pësonte një goditje të rëndë. Ata thanë se po bëjnë maksimumin në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Por sindikalistët, nga ana e tyre, thonë se do ta vazhdojnë grevën deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave. //az//

XS
SM
MD
LG