Dje në Shkup filluan bisedimet zyrtare midis Lidhjes Social Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Bisedimet u zhvilluan në nivel të nën-kryetarëve të partive. Nënkryetarja e BDI-së, Bashkimi Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, i tha Zërit të Amerikës se takimi ishte zhvilluar në një atmosferë mjaft konstruktive.//ic//