Lidhje

Pentagoni njofton se marinsat amerikanë do të rifillojnë sot manovrat ushtarake në Kuvajt - 2002-10-08


Departamenti amerikan i mbrojtjes njoftoi se marinsat amerikanë do të rifillojnë sot manovrat ushtarake në Kuvajt, pas sulmit të djeshëm terrorist, nga i cili një pjesëtar i korpusit amerikan të marincave u vra dhe një tjetër u plagos.

Menjëherë pas sulmit në ishullin Failaka në bregdetin e Kuvajtit, marinsat amerikanë, që mernin pjesë në manovra, u evakuan në anijet e tyre në Gjirin Persik.

Pentagoni tha se sulmi u krye nga 2 burra kuvajtianë të veshur me rroba civile, të cilët kaluan me makinë afër grupit të marinsave dhe hapën zjarr. Një marins, i cili u godit në stomak, vdiq më vonë. Një tjetër marins u plagos para se sulmuesit të vriteshin. Pentagoni njoftoi se marinsat gjetën në veturë një pushkë A-K-47 dhe municion.

Zyrtarët kuvajtianë ndaluan gjithashtu 31 civilë si dëshmitarë që mund të kenë dijeni rreth sulmit. Ministria e brëndshme e Kuvajtit i identifikoi dy sulmuesit, por nuk tha në se ata ishin pjesë e ndonjë grupi terrorist, megjithatë paralajmëroi se asnjeri nuk do të lejohet të minojë sigurimin kombëtar të Kuvajtit.

Autoritetet amerikane dhe ato kuvajtiane po bëjnë hetime se si personat e armatosur arritën të shkonin në ishull, pjesa më e madhe e të cilit është e abandonuar, ndërkohë që marinsat amerikane po stërviteshin aty.//ze//

XS
SM
MD
LG