Lidhje

Mbi mbylljen e porteve amerikane - 2002-10-09


Punëtorët e porteve te Bregdetit Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, pritet të kthehen sot në punë, pasi një gjykatës federal dha urdhër për rihapjen e 29 porteve të mbyllura për shkak të një mosmarrëveshje me sindikatën që nga 29 shtatori.

Gjykatësi e mori këtë vendim mbrëmë, vetëm disa orë pasi presidenti Bush përdori Aktin Taft-Harley, për të kërkuar ndërmarrjen e veprimit nga ana e gjykatës. Presidenti Bush tha se qeveria ishte detyruar të ndërhynte, për arsye se mbyllja e porteve ka bllokuar vërshimin e mallrave jetike në çdo sektor të ekonomisë. Sipas urdhërit të gjykatës, portet duhet të rihapen për të paktën 80 ditët, ndërkohë që vazhdojnë diskutimet midis kompanive të transportit dhe sindikatave.// lk //

XS
SM
MD
LG