Lidhje

Kuvajti ndalon disa persona në lidhje me sulmin ndaj marinsave amerikane - 2002-10-09


Kuvajti njoftoi se ka ndaluar disa persona, të cilët dyshohet se ndihmuan dy njerëzit e armatosur që sulmuan dje marinsat amerikane gjatë manovrave ushtarake në një ishull pranë bregdetit kuvajtian. Një marins u vra dhe një tjetër u plagos gjatë sulmit të dy shtetasve kuvajtianë, të cilët më pas u vranë nga një grup tjetër marinsash.

Ministri kuvajtian i Shtetit për Çështje të Jashtme tha sot se disa grupe njerëzish janë ndaluar në lidhje me atë që ai e cilësoi si sulm terrorist. Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se personat që sulmuan, të veshur me rroba civile, iu afruan marinsave me makinë dhe hapën zjarr. Autoritetet kuvajtiane dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë filluar hetimet rreth incidentit.//lk//

XS
SM
MD
LG