Lidhje

Një letër falli: ”I dashur polic, unë jam Zoti” - prova e parë e rëndësishme e një serie vrasjesh në Washington - 2002-10-09


Njoftohet se policia në zonën e Washingtonit ka gjetur atë që mund të jetë e dhëna e parë e rëndësishme për një valë goditjesh vdekjeprurëse me snaiper. Mjetet vendore të njoftimit citojnë policinë të ketë thënë se vrasësi ka lënë një letër falli ku shkruhej: ”I dashur polic, unë jam Zoti” pranë një shkolle ku një djalë u plagos të hënën. Burimet thonë se letra e një lloji që përdoret zakonisht për të lexuar fatin, mund të jetë mesazhi i parë nga snajperi. Gjashtë vetë kanë vdekur në një valë goditjesh që duket se kanë vënë në shënjestër viktima të rastësishme brenda dhe përreth kryeqytetit amerikan që nga e mërkura e kaluar. Policia të mërkurën zhvilloi kërkime në një zonë në lindje të qytetit, ku një dëshmitar kishte parë një burrë të hynte në një pyll me një çantë që ishte aq e madhe sa të nxinte një armë. //az//

XS
SM
MD
LG