Lidhje

Tentativë për një sulm tjetër vetvrasës në Tel Aviv - 2002-10-12


Policia izraelite thotë se një person që mund të kishte qënë atentator vetvrasës u arrestua në afërsi të ambasadës franceze në Tel Aviv. Policia thotë se personi në fjalë u kap nga rojet e sigurimit, të cilët i hoqën rripin e mesit, para se ai të aktivizonte eksplozivin.

Një zëdhënës i policisë tha se askush nuk u cënua në këtë incident. Arrestimi bëhet një ditë pasi një vetvrasës palestinez nuk arriti të hipte në një autobuz të mbushur plot me udhëtarë në afërsi të Tel Avivit dhe hodhi vetën në erë në trotuar, duke vrarë edhe një grua të moshuar.

Ndërkaq, mijra anëtarë të grupit të armatosur Fatah të presidentit palestinez, Yasser Arafat, demonstruan kundër grupit ekstremist Hamas në Rripin e Gazës dje. Demonstruesit protestuan kundër vrasjes së një shefi të policisë palestineze nga një anëtar i Hamasit.//ic//

XS
SM
MD
LG