Lidhje

Vazhdojnë kërkimet për snajperin në zonën e Uashingtonit - 2002-10-13


Zyrtarët e rendit vazhdojnë të kërkojnë për snajperin që fajësohet për 10 sulme në zonën e Washingtonit gjatë 11 ditëve. Policia thotë se shpreson të mbledhë informata të vlefshme përmes publikimit të fotografive të një tipi kamioni të bardhë që është përshkruar nga dëshmitarët okularë në më shumë se një nga vendngjarjet tragjike.

Autoritetet po kërkojnë gjithashtu edhe për një mikrobus të bardhë, duke mos përjashtuar mundësinë që në sulmet, që kanë shkaktuar vdekjen e 8 viktimave dhe plagosjen rëndë të dy personave të tjerë, të jenë përfshirë më shumë se një automjet apo sulmues. Snajperi duket se i zgjedh rëndom viktimat, ndërkohë që merren me veprimtarinë e tyre të përditëshme.//ic//

XS
SM
MD
LG