Lidhje

Zgjedhje në Serbi: pjesëmarrja e ulët rrezikon vlefshmërinë e tyre - 2002-10-13


Një grup i pavarur vëzhguesish në Serbi thotë se pjesëmarrja në votimet e sotme të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale mund të jetë më i ulët se 50 përqind, kufiri i domosdoshëm për t’i shpallur zgjedhjet të vlefshme.

Zoran Lluçiç, një zëdhënës i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, thotë se 6 orë pas hapjes së qendrave të votimit në to kishin marrë pjesë vetëm 21 përqind e votuesve.

Në bazë të ligjeve elektorale të Serbisë, pjesëmarrja duhet të jetë 50 përqind që zgjedhjet të quhen të vlefshme. Në raundin e parë të zgjedhjeve pjesëmarrja ishte 55 përqind.

Sipas anketave të para pas votimeve, presidenti Vojisllav Koshtunica pritet të ketë marrë më shumë vota se ekonomisti pro-perëndimor Miroljub Labus.

Kandidati që doli në vend të tretë në raundin e parë të zgjedhjeve, ultranacionalisti Voisllav Sheshelj, i cili mbështetet nga zoti Millosheviç, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij, t’i bojkotojnë votimet në shenjë proteste që ai nuk u lejua të marrë pjesë në raundin e dytë.

Presidenti Koshtunica ka paralajmëruar se Serbia do të zhytej në paqëndrueshmëri dhe kaos, nëse zgjedhjet e së djelës dështojnë. //az//

XS
SM
MD
LG