Lidhje

Bush: mënyra se si janë kryer sulmet e fundit terroriste përputhet me vepra të al-Qaidës - 2002-10-15


Presidenti Bush thotë nga mënyra se si janë kryer sulmet terroriste në ishullin indonezian të Balit, kundër trupave amerikane në Kuvajt dhe kundër një anije cisternë franceze, përputhet me vepra të al-Qaidës.

Presidenti Bush paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë të imunizuara nga sulmet e reja të rrjetit terrorist. Duke folur dje në Shtëpinë e Bardhë, zoti Bush i bëri thirrje presidentit të Indonezisë, Megawati Sukarnoputri, që ti përgjigjet sulmit vdekjeprurës të së shtunës në Bali, duke marrë masa të ashpra kundër al-Qaidës.

Presidenti tha se mund të nxjerrim një konkluzion të përbashkët nga shpërthimi i bombës në Bali, sulmet kundër ushtarëve amerikanë në Kuvajt, dhe shpërthimi i anijes franceze cisternë në Jemen.

”Na kujton se sa e rrezikshme mund të jetë bota nëse lejojmë që Al-Qaida të veprojë e lirë, tha presidenti.”

Gjatë një konference të ngutshme shtypi me gazetarët, presidenti tha se bota duhet të tregohet më e vendosur se kurrë për të gjetur dhe dënuar ata që janë përgjegës për sulme të tilla. Ai i quajti autorët vrasës gjakftohtë.

”Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku, tha presidenti Bush, ne që duam lirinë duhet të punojmë së bashku për të bërë ç’është e mundur që ti ndalojmë dhe ti sjellim para drejtësisë këta njerëz të pashpirt.”

Edhe njëherë, ai i përcolli ngushëllimet e tij familjeve të viktimave. ”Është një ditë e hidhur, tha presidenti, dhe më pas shtoi se është gjithashtu koha të kuptojmë se mbetet ende shumë për tu bërë që bota të jetë më e sigurt.//ze//

XS
SM
MD
LG