Lidhje

Hemoragjia Cerebrale dhe Menyrat e Trajtimit - 2002-10-16


Studim mbi njohjen e menyrave e reja per trajtimin e hemoriagjise cerebrale

Hemorigja cerebrale është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe pafatësive. Por në ç’mënyrë mund të parandalohet kjo sëmundje. Për përgjigjen e kësaj pyetje janë zhvilluar një seri studimesh. dhe shumë prej tyre rekomandojnë ilaçe të ndryshme. Por pyetja që tani shtrohet është se sa njihen këto ilaçe e mënyra të reja nga personeli mjekësor në klinika e spitale. Në këtë kuadër, kohët e fundit u botua një analizë shkencore e cila merr në shqyrtim mbi 400 studime të kryera mbi hemoragjinë cerebrale.

Përfundimet e analizës lënë të kuptohet se personat e prekur nga hemoragjia cerebrale nuk kanë qënë në gjendje të marrin trajtimin e duhur mjeksor, pasi në shumë raste personeli mjekësor nuk ka dijeni rreth mënyrave të reja të efektëshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Shkencëtarët shqyrtuan me kujdes afro 400 raste me hemoragji cerebrale dhe vunë re se në disa klinika pacientëve të moshuar u ishin mohuar ilaçe kundër koagulimit të gjakut që janë provuar si parandalues të efektshëm të hemoragjisë cerebrale tek personat që vuajnë nga aritmia e zemrës. Këto ilaçe nuk u jepeshin të moshuarve pasi personeli mjekësor shqetësohej se ilaçi mund të shkaktonte hemoragji nëse pacienti padashje rrëzohej.

Por kërkimet e herëshme kanë treguar se ky lloj trajtimi nuk shkakton asnjë problem tek të moshuarit. Ekspertët thonë se të kesh ilaçin e të mos dish ta përdorësh është njësoj si të mos e kesh, prandaj u bëjnë thirrje mjekëve dhe të gjithë personeleve mjekësore që t’u kushtojnë më shumë vemendje arritjeve të reja në këtë fushë e t’i vënë ato në zbatim.

************************************

Shitja e organeve demton shendetin dhe financat

Disa njerëz mendojnë se shitja e organeve, siç janë veshkat mund t’i ndihmojnë ata të dalin nga varfëria. Në një studim të kohëve të fundit u morrën në shqyrtim 300 persona nga India, çdo njëri prej të cilëve kishte shitur një veshkë. Për një veshkë të shitur ata kishin fituar 1 mijë dollarë, shumë jo e vogël në një vend të varfër.

Doktor David Rotham pranë universitet Columbia të New Yorkut studioi gjendjen e këtyre pacientëve. Grupi i tij i punës vuri re se 6 vjet, pas operacionit, të ardhurat financiare të tyre ranë me 1 të tretën. 79 përqind e tyre thanë se janë penduar për këtë operacion nuk do t’i rekomandonin askujt për të shitur ndonjë organ të trupit.

Në shumë vende, shitja-blerja e organeve është e ndaluar me ligj, por nga dëshpërimi për para apo shëndet shumë njerëz shtyhen në këtë veprim. Në Shtetet e Bashkuara ndalohet me ligj blerja e një veshke të personit që është gjallë.

***************************************************

Trajtimi i simptomave te hereshme mund te parandaloje Alcajmerin

Kur flitet rreth sëmundje së Alcajmerit, shumëkujt i vjen në mend një njeri i humbur, i shkëputur nga realiteti, dhe që nuk mban mend asgjë.. Por ky skenar është zakonisht pjesë e shkallës më të rëndë të sëmundjes.

Në një studim botuar këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisës thuhet se para simptomave të rënda, Alcajmeri shfaqet me shenja të lehta, të cilat po të trajtohen që në fillim, mund të shmangin sëmundjen. Autorët e studimit morrën në shqyrtim qindra pacientë të moshuar që vuajnë nga Alcajmeri. Ata vunë re se para shfaqjes së plotë të sëmundjes, 75 përqind e pacientëve kishin treguar shenja neuro psiqiatrike si depresion, halucinacion, nervozizëm dhe ankth. Autorët e studimit pranë qëndrës mjekësore John Hopkins në Maryland thonë se njerzët përqëndrohen aq shumë në idenë se Alcajmeri shkakton humbjen e kujtesës, saqë nuk vënë re se sipmtomat e tjera neuro psiqiatrike që shfaqen fare hapur.

Doktor Konstantine Lyketos, që kryesoi studimin, thotë se këto simptoma mund të trajtohen me ilaçe, terapi e ushtrime fizike, dhe sa më shpejt që fillon trajtimi i tyre aq më i mundshëm bëhet parandalimi i Alcajmerit.

****************************************************

NGA FUSHA E SHKENCES

Nje sistem i ri per kontrollin e paisjeve shtepiake

Greg Riker, një ish drejtor i firmës Mikrosoft ka shpikur një sistem të ri elektronik që kontrollon të gjithë sistemin elektrik në banesë duke filluar nga drita e deri tek paisjet shtëpiake. Me një të shtypur të sustës ose çelësit, ai mund të komandojë çdo gjë, radion, televizorin, dushin, dritat, ventilimin e të tjera, pavarësisht se në ç’pjesë të shtëpisë ndodhen ato. Greg Riker punoi për këtë sistem për afro 2 vjet. Brenda çdo muri, nën dysheme e mbi tavan, ai ka shtrirë rreth 15 kilometra kabëll e fije elektrike, të cilat bashkohen në sistemin qëndror të kontrollit.

Ky është sistemi i vetëm i këtij lloji, por ende nuk ka gjetur përhapje në treg, ndoshta për arsye se njerëzit presin për një sistem më praktik, siç është ai me telekomandë.

XS
SM
MD
LG